Sulmuesi i Barcelonës Paco Alcacer është në rrugë për t’u bërë futbollist i Borussia Dortmundit në Gjermani.
Mediat në Spanjë shkruajnë se 24-vjeçari ka refuzuar Betisin për të luajtur në Bundesligën gjermane, derisa Mundo Deportivo shkruan për një marrëveshje midis dy klubeve.
Alcacer kushton 20 milionë euro, por verdhezinjtë e synojnë atë në formë huazimi, deri në fund të kampionatit.