Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi Paco Alcacer është huazuar te Borussia Dortmundi deri në fund të zezonit.
Alcacer ishte i padëshiruar nga trajneri Ernesto Valverde edhe pse ka realizuar 10 gola në 37 paraqitje për klubin në të gjitha garat.
Klube nga Premier Liga dhe La Liga kanë shprehur interesim për spanjollin, por Barça ka konfirmuar se Borussia Dortmundi ka fituar garën për shërbimet e tij.
Gjermanët kanë paguar 2 milionë euro për huazimin e tij dhe kanë të drejtë blerjen e sulmuesit për 28 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm