Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alcacer drejt largimit nga Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, është afër kalimit te Borussia Dortmundi në formë të huazimit.

BVB ka qenë e interesuar për ta përforcuar fazën e sulmit, dhe duket se e ka gjetur lojtarin e duhur, transmeton KP.

Lojtari pritet të zyrtarizohet si lojtar i klubit gjerman të dielën. Ish-lojtari i Valencias iu bashkua Barcelonës në vitin 2016 për 30 milionë euro.

24-vjeçari është paraqitur vetëm 34 herë në këto dy vite me Barcelonën ku i ka shënuar 10 gola.

Artikuj të ngjashëm