Monza ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Arsenalit, Pablo Mari. Kështu ka shkruar “Gianluca Di Marzio” të mërkurën gjatë ditës.
28-vjeçari pritet së shpejti të zyrtarizohet nga skuadra italiane. Spanjolli ishte i huazuar për gjashtë muaj në sezonin e kaluar tek Udinese, ndërsa e shënoi një gol në 15 paraqitje.
Megjithatë, ai nuk e ka bindur trajnerin e londinezëve Mikel Artetan, i cili nuk e sheh në projektin e tij.
Marrëveshja është që Pablo Mari të huazohet me detyrim blerjeje.