Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola në Skenderaj, largohen tifozët nga stadiumi

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Llapit. Ndeshja e xhiros së 33-të që po zhvillohet në Skenderaj, vëmendje më të madhe pati në tribuna gjatë 45 minutave të para sesa në fushën e lojës.

Në minutën e 38-të, arbitri kryesor i ndeshjes, Genc Nuza e ndërpreu lojën dhe kërkoi largimin e tifozëve të Drenicës nga tribunat për shkak të hedhjeve të vazhdueshme të mjeteve piroteknike në fushë.

Pas gati dhjetë minutash pritje, tifozët u larguan nga stadiumi dhe ndeshja rifilloi por asnjëra prej skuadrave nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin.