Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pjesa e parë pa gola në Skenderaj

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe i takon xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në fakt Drenica shënoi gol gjatë 45 minutave të parë, por goli i sulmuesit Baton Zabërxha u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, Prishtina e pati një rast të mirë nëpërmjet Gauthier Mankendas, tentimin e të cilit e priti portieri i Drenicës, Valmir Shala.