Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola në Ferizaj pas pjesës së parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjatë pjesës së parë, Ferizaj ishte më kërkues por nuk e gjeti golin. Në fakt, në minutën e 20-të u akordua penallti për Ferizajn, e cila më pas u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Ferizaj po lufton për mbijetesë në Superligë, ndërsa Drenica pothuajse është anëtare e Ligës së Parë prej sezonit të ardhshëm.