Pa gola është mbyllur pjesa e parë e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Lirisë.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, para një numri të madh shikuesish.
Ferizaj kërkon mbetjen në elitë pasi përfundoi në vendin e tetë në Superligë në sezonin e rregullt, kurse Liria synon rikthimin në Superligë pas katër vjetësh.