Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica – Ferizaj, pjesa e parë mbyllet pa gola

Drenica dhe Ferizaj po përballen në Skenderaj, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e duelit që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” është mbyllur 0:0. Kjo ndeshje i takon javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Përderisa Drenica ka një fitore këtë edicion, Ferizaj është në kërkim të triumfit të parë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.