Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola në pjesën e parë në ndeshjen Kosova U21 – Sllovenia U21

Kosova U21 dhe Sllovenia e kësaj grupmoshe, kanë shkuar në pushim mes pjesëve me rezultatin e barabartë, 0:0.

Ndeshja që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takon kualifikimeve për Evropianin 2023.

Sllovenët dominuan pas 45 minutave të para, ndërsa edhe Kosova pati dy mundësi shumë të mira shënimi, por pa i konkretizuar në gol.

Kosova dhe Sllovenia bëjnë pjesë në Grupin G, bashkë me Republikën e Çekisë, Anglinë, Shqipërinë dhe Andorrën.