Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ferizajt. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë pjesës së parë, Trepça ’89 ka pasur një dominim më të lehtë ndaj Ferizajt dhe regjistroi disa raste, ndërsa më të mirin e lëshoi sulmuesi Christian Mba që nuk arriti ta mposhtë portierin Leutrim Rexhepi.