Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola mbyllet pjesa e parë ndërmjet Prishtinës e Folas

Prishtina është duke u ndeshur me skuadrën e Folës në stadium Adem Jashari në Mitrovicë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë e skuadrës së Prishtinë në kuadër të rundit të parë të kualifikimeve për në Europa League.

Prishtina në pjesën e parë u paraqitë shumë më mirë se kundërshtari por fatkeqësisht nuk arriti ta gjente golin gjatë 45 minutave të parë, transmeton kp. 

Skuadra e Mirel Josës arriti të rrezikoj disa herë por ishin të pasaktë para portës.

Vlen të theksohet rasti i Meriton Korenicës i cili humbi një rast tejet të mirë për të kaluar Prishtinës në epërsi.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 0 me 0 dhe Prishtinës do t’i mjafton një fitore minimale për të kaluar tutje.