Ka përfunduar pa fitues ndeshja në mes të Zambisë dhe Tanzanisë në Kupën e Afrikës.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi Grupit F të Kupës së Afrikës. Tanzania ishte me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e 44-t.
Rodrick Kabwe i Zambisë u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Tanzania kaloi e para në epërsi me golin e minutës së 11-të të realizuar nga Simon Msuva.
Patson Daka shënoi golin e barazimit në minutën e 89-të dhe kështu ia siguroi Zambisë pikën e dytë nga dy ndeshje të zhvilluara.
Maroku është në vendin e parë me katër pikë, Republika Demokratike në vendin e dytë me dy pikë, derisa Tanzania në vendin e katërt me një pikë.