EP Hajvalia dhe KFF Mitrovica kanë luajtur baras në derbin e elitës së futbollit të femrave në Kosovë.
Hajvalia dhe Mitrovica të shtunën barazuan me rezultatin 1:1, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës dhe u zhvillua në stadiumin e Rilindjes në Prishtinë.
Fera Kastrati shënoi nga penalltia në minutën e 54-t për vendëset, ndërsa Donjeta Halilaj barazoi shifrat në minutën e pestë të kohës shtesë.
Hajvalia e Mitrovica pas 12 xhirove prijnë në tableë me nga 32 pikë. Gara për titull mbetet e hapur.
Artikuj të ngjashëm