Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa fitues në derbin e Barcelonës

Espanyoli dhe Barcelona kanë luajtur baras 2:2 në derbin e qytetit të dielën mbrëma.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-të të elitës së futbollit spanjoll dhe u karakterizua me shumë tensione në fushë ku u ndanë edhe dy karton të kuq.

Barcelonën nga disfata e shpëtoi Luuk de Jongu që shënoi në minutën e 96-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Ndërkohë, për epërsinë e Barçës realizoi Pedri në minutën e dytë.

Shifrat në 1:1 i barazoi Sergi Darder pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Epërsinë e parë Espanyolit ia dha Raul de Tomas në minutën e 64-të, epërsi që nuk mundi ta ruajë deri në fund, pasi holandezi De Jong barazoi shifrat në kohën shtesë.

Edhe Barcelona vazhdon shkëlqimin, mposht Espanyolin Futboll Barcelona vazhdon shkëlqimin, mposht Espanyolin

Nico Melamed i vendasve dhe Gerrard Pique i Barçës u ndëshkuan me karton të kuq në kohën shtesë të ndeshjes. Të dy morën kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtuan.

Espanyoli zë vendin e 13-të në renditje me 28 pikë. Ndërkaq Barcelona zë vendin e katërt me 39 pikë.