Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ndalet edhe nga Granada

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Granadas duke luajtur baras 1:1.

Në këtë ndeshje në La Liga debutoi mbrojtësi i krahut, Dani Alves. Braziliani asistoi te goli i minutës së 57-të, i shënuar nga Luuk de Jong për 1:0. Barcelona mbeti me një lojtarë më pak në fushë në minutën e 80-të pasi Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Këtë situatë e shfrytëzuan vendasit që barazuan në minutën e Antonio Puertas në minutën e 89-të për 1:1.

Me këtë barazim, Barcelona ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në La Liga.