Myrto Uzuni ka asistuar në barazimin e madh të ekipit të tij Granada ndaj Barcelonës. Ndeshja e luajtur në “Estadi Olímpic Lluís Companys” përfundoi baras, 3:3, ndërsa i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit spanjoll. Uzuni asistoi për golin e dytë të realizuar nga Facundo Pellistri.
Ai realizoi në minutën e 60-të për 2:1. Por fillimisht ishte Barcelona ajo që shënoi për 1:0. Lamine Yamal shënoi në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 43-të shifrat në 1:1 i barazoi Ricard Sanchez. Granada në minutën e 60-të shënoi me Pellisterin, ndërsa tre minuta më vonë për 2:2 shënoi Robert Lewandowski.
Për 3:2 Ignasi Miquel shënoi për Granadan, kurse Barcelona shmangi humbjen në minutën e 80-të me golin e dytë të Lamine Yamalit. Uzuni luajti deri në minutën e 84-t. Granada është në vendin e parafundit me 13 pikë, kurse Barcelona në vendi ne tretë me 51 pikë.