Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton pas dy barazimeve

Pas dy barazimeve pa gola në elitën e futbollit spanjoll, Barcelona është kthyer te fitorja që vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme në luftën për titull kampioni.

Barça të dielën në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligas spanjolle fitoi në derbin përballë skuadrës së Atletico Madridit me rezultatin 1:0.

Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 44-t, me asistim të Raphinhas.

Për skuadrën e trajnerit Diego Simeone, Atletico Madridin, ishte disfata e parë pas serisë së gjashtë fitoreve rresht në ligë.

Barcelona ka 76 pikë në krye të tabelës, 11-të më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.

Atletico Madridi pavarësisht disfatës, mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë.

Deri në fund të kampionatit në La Liga kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm