Liverpooli do të jetë skuadra që do ta hapë xhiron e 31-të në elitën e futbollit të Anglisë, me duelin kundër Watfordit në orën 13:30 të shtunën në stadiumin “Anfield”. “Të kuqtë” me fitore dhe falë edhe gabimeve të Manchester Cityt, e kanë ngushtuar diferencën në një pikë të vetme ndaj kampionit në fuqi.
City është lider me 70 pikë, ndërsa në fundjavë, të shtunën në orën 16:00, do të luajë në udhëtim te Burnley.
Në duelet e tjera, Manchester Unitedit i duhet fitorja patjetër kundër Leicester Cityt. “Djajtë e kuq” luajnë në “Old Trafford” kundër Leicesterit të shtunë në orën 18:30.
Mohamed Salah, i cili nuk do të jetë pjesë e Botërorit me Egjiptin pasi u eliminua nga Senegali, ka rekord të përkryer kundër Watfordit. Këtij ekipi, Salah i ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje.
Mbetet të shihet se cila do të jetë sjellja e tifozëve kur Harry Maguire do të luajë në “Teatrin e Ëndrrave”. Maguire u fishkëllye sa ishte pjesë e Anglisë në ndeshjes miqësore të muajit mars.
City nuk pritet të ketë problem përballë Burnleyt, skuadër të cilën e ka mposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. I ka shënuar këtij ekipi 32 gola dhe e ka pranuar vetëm një gol në këto ndeshje.
Edhe
Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester
Në këtë fundjavë, Burnely hynë kundër “qytetarëve” me serinë e tri humbjeve të njëpasnjëshme, pa shënuar as një gol të vetëm.
Fitorja e Tottenhamit kundër Newcastlet të dielën në orën 17:30, do ta mbante shpresën për të përfunduar në një vend që dërgon në “Champions”, para Arsenalit që e mbyll xhiron të dielën në orën 21:00, me duelin në udhëtim te Crystal Palace.