Bayern Munichu është i vendosur të vazhdojë me fitore në elitën e futbollit gjerman. Kampioni në fuqi është në pozitën e dytë pas katër xhirove, me 10 pikë, dy më pak se lideri Wolsburgu.
“Bavarezët” të shtunën, janë nikoqirë të Bochumit, ekip që këtë sezon u kthye në Bundesligë dhe ka tri pikë deri më tani. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Julian Nagelsman llogaritet favorit në këtë përballje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren në xhiron e pestë, do ta kërkojë edhe Borussia Dortmundi që zë vendin e tretë në tabelë me nëntë pikë të mbledhura. “Verdhezinjtë” të dielën e presin në shtëpi skuadrën e Union Berlinit që ende nuk di për humbje.
Wolsburgu që është lider në Bundesligë, me katër fitore në po aq ndeshje, do ta ketë një test të vështirë përballë Eintracht Frankurtit, po ashtu të dielën.