Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, raportohet se ka refuzuar oferta prej një milion funtesh në javë vetëm që të mbesë në Londër.
Ai kishte edhe më pak se një vit në kontratë para se të vendoste të vazhdonte qëndrimin në Emirates, por tani është zbuluar se mesfushori kishte oferta edhe më të majme.
Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, sipas “London Evening Standard”, kishte marrë ofertë nga klubet në Azi, madje edhe në shifrën e më shumë se 50 milionë funteve për një vit.
Agjenti i tij, Erkut Sogut, ka thënë se ka pasur “oferta të çmendura, por Ozili nuk ishte motivuar nga paratë”.
Mesfushori ka hyrë në sezonin e gjashtë në Londër. Sivjet ka realizuar katër gola e ka pasur një asist në 12 ndeshje në Premier Ligë dhe Ligën e Evropës.