Mesut Ozili nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij, por ka insistuar se është i lumtur tek Arsenali.
Mesfushori gjerman është lidhur me një largim nga Londra pasi ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, ndërsa aktualja i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Fenerbahçe është në mesin e klubeve të interesuara për Ozilin, i cili pritet të diskutojë për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.
“Arsenali është njëri prej klubeve më të mira në botë dhe Londra është vend i mirë, një qytet i mirë për të jetuar”, ka thënë Ozil për Sky Sports News. “Siç kam thënë më parë, jam rehat këtu. Jam i lumtur”.
“Siç kam thënë në të kaluarën, në verë do të flasim, por tani për tani Arsenali ka përparësi me lojtarin dhe e respektoj këtë. Pas këtij sezoni ne do të flasim dhe pastaj do të marrim një vendim”.