Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozil: E ardhmja ime tek Arsenali nuk varet nga Wengeri

Mesut Ozil ka thënë se vendimi i tij për vazhdimin e kontratës me Arsenalin nuk varet nëse Wengeri do të vazhdojë të jetë trajner i “Topçinjve” apo jo,

Wenger ishte ai që kishte transferuar Ozilin për 42.5 milionë funta nga Reali më 2013, transmeton Koha.net. E ardhmja e Ozilit dhe Wengerit nuk është e sigurt te Arsenali.

“Kam thënë gjithmonë se jam i lumtur tek Arsenali. Gjithçka më përshtatet, klubi, fansat, dhe qyteti. Wenger ishte një nga arsyet kryesore që isha bashkuar me Arsenalin, por të gjithë e dimë se në futboll ndodh gjithçka shumë shpejtë dhe shumë më ndryshe se që keni planifikuar. Prandaj do të ishte gabim të them se e ardhmja ime varet nga trajneri”, ka thënë Ozil për Bild.