Sport

Oweni akuzon Capellon se e shtyu drejt pensionimit

Michael Owen ka gozhduar ish-seleksionuesin e tij te Anglia, Fabio Capello, në librin e tij të ri.

Capello kishte udhëhequr Anglinë për katër vjet, nga 2008 deri më 2012, ku turneu i vetëm i madh në të cilin drejtoi skuadrën përfundoi në dëshpërim. Anglia pësoi 4:1 nga Gjermania në 1/8 e finales të Botërorit 2010, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Owen ishte tërhequr nga përfaqësuesja angleze, me 40 gola të shënuar në 89 ndeshje, pas vetëm katër muajve të Capellos në përfaqësuese.

Ai bëri vetëm një paraqitje nën direktivat e italianit dhe Owen beson se Capello është arsyeja që e shtyu të tërhiqej.

"Thjesht ishte ndjesia. Pasi erdhi si seleksionues i ri, Fabio ndjeu se duhej të ndryshonte diçka", ka shkruar Owen në autobiografinë e tij "Reboot", që po botohet pjesë-pjesë nga "Mirror". "Ajo diçka doli të ishte Michael Oweni. Mund të mos ju befasoj tash kur u them se kur shikoj prapa atë periudhë të tij e bëj me shumë fyerje. Jo vetëm që shkurtoi një karrierë me përfaqësuese që ishte fituar me shumë mund dhe atë pa asnjë arsyetim, por ai doli të ishte një prej seleksionuesve më pak efikas te Anglia. Sipas mendimit tim, Fabio Capello i ka shkaktuar dëme katastrofale si karrierës sime ashtu edhe futbollit anglez në përgjithësi dhe u pagua mjaft shumë për ta bërë këtë"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)