Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars është i lidhur me një kthim sensacional te Barcelona në prag të edicionit 2021/22. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se te Barcelona po e shohin Overmarsin si personin e duhur për postin e drejtorit, të cilin aktualisht e Ramon Planes dhe ka kontratë deri në verë.
Overmars prej vitit 2011 është i angazhuar te Ajaxi dhe ka bërë një punë fantastike te ekipi holandez, me të cilin i skadon kontrata në fund të sezonit.
Overmars si futbollist aktiv ka luajtur për Barcelonën katër vite (2000-2004) duke regjistruar mbi 100 paraqitje në të gjitha garat dhe e njeh mirë ambientin e klubit.
Megjithatë, krahas Barcelonës, interesim për Overmarsin ka treguar edhe skuadra e Arsenalit.