Victor Osimhen do të preferonte kalimin në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tek Inter Miami, sesa transferimin në elitën e futbollit të Arabisë Saudite tek Al-Hilali.
Osimheni ende nuk e ka vazhduar kontratën e cila i skadon në vitin 2025, ndërsa në verë u fol për një largim të tij.
“Nëse do të më ofroheshin të njëjtat kushte, do të transferohesha në MLS”, ka thënë Osimhen.
Nigeriani 24-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe e ka një asistim në 10-të paraqitje në të gjitha garat e këtij edicioni.
Artikuj të ngjashëm