Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se Lille do t’i pranojë 80 milionë euro për Victor Osimhen, i cili ka qenë synim kryesor për Gennaro Gattuson, dhe lojtari do të marrë prej 4 deri në 4.5 milionë euro në vit.
21-vjeçari i sulmit u transferua edhe zyrtarisht të premten te Napoli, pas disa javësh shumë të ndërlikuara me bisedime, raporton KOHA.
“Jemi të lumtur me ardhjen e Osimhenit. Do ta mbaj numrin nëntë. Gattuso e donte atë me çdo kusht. Giuntoli bëri punë të mirë, sepse futbollisti ndërroi menaxherët gjatë negociatave. Lille do t’i pranojë 80 milionë euro për transferimin e tij”, ka thënë De Laurentiis për “Radio Kiss Kiss”.