Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen preferon Arsenalin para Unitedit

Victor Osimhen do të takohet me drejtuesit e klubit të Napolit për të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

“Daily Express” ka bërë të ditur të premten se sulmuesi do të largohet gjatë kësaj vere nga Napoli pas interesimit të skuadrave të njohura nga Premier League.

Edhe klubi italian është i gatshëm ta shesë sulmuesin në rast klubet e interesuara për sulmuesin paguajnë shumën e kërkuar.

Për nigerianin interesim kanë shprehur Manchester Unitedi, Arsenali dhe Newcastle.

Por 23-vjeçari thuhet se preferon kalimin në Londër te “Topçinjtë” që po e synojnë transferimin e lojtarit.

Artikuj të ngjashëm