Organizata “Amnesty International” e ka kritikuar Gianni Infantinon për “largimin e çmimit të madh për punëtorët emigrantë”.
Kjo kritikë ka ardhur menjëherë pas fjalimit të cilin presidenti i FIFA-s, e mbajti një ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar.
Infontino tha se “ndjehet si punëtor emigrant” para se të thoshte se nëse Evropa “me të vërtetë do të kujdesej” për punëtorët emigrantë, do të mund të vepronin si Katari që i ofroi udhëtim “legal” nëpër shtetet e tyre.
Organizimi i Kupës së Botës në Katar është kritikuar shumë nga bota e futbollit, ndërsa klubet e Bundesligës kanë shfaqur shkrime në shenjë proteste.