Hendbollistja e Kosovës, Arlinda Hajdari, i është nënshtruar operimit në gju.
Ajo kishte këputur ligamentet e gjurit të majtë në fillim të qershorit në një ndeshje ndaj Qipros në Prishtinë. Operimi ishte i domosdoshëm.
20-vjeçarja është operuar të mërkurën në Danimarkë, ku edhe jeton. Lëndimi për Hajdarin erdhi në periudhën më të mirë të karrierës së saj.
Sipas njoftimit, ajo do të nis rikuperimin pas dy javësh dhe pritet të mungoj prej nëntë muaj deri në një vit.