Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olimpistët përballen me sfidat e shëndetit mendor

Tokio, 13 korrik (AP) )- Sam Mikulak u ndie i frustruar. Gjimnasti amerikan ndërpreu stërvitjet e tij për shkak të koronavirusit dhe lojërat olimpike “Tokio 2020” u shtynë për një vit. Ky shqetësim qëndroi me Mikulakun për pak kohë dhe e çoi atë të përballej me të gjitha mënyrat se si perfeksionimi i gjimnastikës kishte ndikuar në pjesën tjetër të jetës së tij.

“Më është dashur të ndryshoj të gjithë qarkun tim për të gjetur vlerësim tek e papërsosura”, tha ai. “Dhe këto janë gjërat që më kanë bërë vërtet shumë më të lumtur tani. Por ishte një kohë shumë e vështirë dhe e errët për të arritur deri aty. Karantina ishte e vetmja kohë që kam pasur ndonjëherë në jetën time, ku mund të kaloja në të vërtetë në atë proces”.

Në prag të Lojërave Olimpike të Tokios, është e qartë se vetëm arritja në këtë pikë për disa nga sportistët më të mëdhenj në botë ishte më shumë një sfidë e shëndetit mendor sesa një sfidë fizike.

Shtyrja e LO “Tokio 2020” për shkak të koronavirusit ndryshoi planet e trajnimit dhe peizazhi i pasigurt mes pandemisë së vazhdueshme vetëm e shtoi ankthin.

Vrasja e George Floydit nga policia e Minneapolisit në maj të vitit 2020 shkaktoi një protestë në mbarë botën kundër racizmit që gjithashtu rëndoi mbi supet e sportistëve me ngjyrë.

"Ky vit i fundit për komunitetin me ngjyrë ka qenë brutal”, tha notari Simone Manuel gjatë stërvitjeve me ekipin e SHBA-së.

Përgatitja për Tokio gjatë pandemisë ishte veçanërisht sfiduese për Ginny Fuchsin, një boksiere amerikane që përdor programin e saj për ta ndihmuar të merret me çrregullimin obsesiv.

“Ne as nuk e dinim kur do të stërviteshim. Ne nuk e dinim kur do të ishte kampi ynë i ardhshëm. Ne nuk e dinim kur do të ndodhnin kualifikimet”, tha Fuchs. “Kjo e panjohur, ajo pasiguri, ishte e vështirë për mua, sepse unë nuk dija çfarë të bëja me veten time”.

Ashleigh Gentle, që përfaqëson Australinë në triatlon, bëri një pushim pasi bota u bllokua për shkak të COVID-19. Ajo punoi për rinovimin e shtëpisë së saj në Brisbane me partnerin e saj, ultra-maratonistin Josh Amberger. Por familja e Gentles jeton në Gold Coast në jug të Brisbane, dhe ajo ndjeu mungesën e saj.

“Sigurisht që unë isha shumë e shqetësuar për ta”, tha ajo. “Ne nuk ishim në gjendje të udhëtonim më shumë se 50 kilometra nga shtëpia, kështu që nuk mund t’i vizitoja familjarët. Ishte shumë vështirë për mua”, shtoi Gentle.

Atletët olimpikë kanë më shumë mundësi se kurrë më parë kur bëhet fjalë për mbështetjen e shëndetit mendor, veçanërisht ata që janë pjesë e federatave më të mëdha. Përtej kushteve të shtuara nga pandemia, ka të bëjë me adresimin e nevojave të një brezi sportistësh që janë më të qetë me kërkimin e ndihmës.

David Hughes, zyrtari kryesor mjekësor në Institutin Australian të Sportit, tha se sportistët e Australisë do të kenë qasje në “shërbimet e psikologjisë” gjatë Lojërave Olimpike dhe shërbime online nëse sportisti ka një marrëdhënie me një psikolog.

SHBA-ja ofron mbështetje të ngjashme për sportistët e saj, duke përfshirë një linjë mbështetëse të shëndetit mendor që merr rreth tetë thirrje në javë mesatarisht dhe grupe mbështetëse të organizuara rreth temave të veçanta.

“Për çdo sportist që shkon në Lojëra ne filluam të bëjmë një pasqyrë të shëndetit mendor”, tha dr. Jessica Bartley, drejtoreshë e shërbimeve të shëndetit mendor për Komitetin Olimpik & Paraolimpik të SHBA-së (USOPC). "Dhe kështu ne po marrim informacione themelore të shëndetit mendor për të gjithë sportistët tanë, në secilin sport”.

USOPC pilotoi programin e saj të vlerësimit me ekipin e notit të SHBA-së, me rreth 60 për qind të sportistëve duke u vlerësuar për shqetësime të shëndetit mendor, në parapërgatitje të Lojërave Olimpike. Çështjet kryesore ishin të lidhura me ushqimin, gjumin dhe ankthin. I pyetur se si krahasohen sfidat e shëndetit mendor për sportistët që shkojnë në Tokio me Lojërat e mëparshme, Bartley zgjodhi një qasje të një figure të madhe.

“Sportistët kanë faktorë mbrojtës që janë në sport dhe faktorë rreziku që janë në sport”, tha doktoresha Bartley.

Amerikania Brittney Reese që do të paraqitet në kërcim së gjati është stërvitur në Qendrën Olimpike të Trajnimit kur vendi u mbyll për shkak të COVID-19. Ajo i dha merita trajnerit, familjes dhe agjentit të saj që e ndihmuan të siguronte pjesëmarrjen për herën e katërt në Lojërat Olimpike.

Reese gjithashtu punoi me një psikolog sportiv i cili ofroi disa udhëzime të thjeshta.

“Unë e di se çfarë duhet dhe e di se çfarë të bëj në Lojërat Olimpike sa i përket shëndetit mendor”, shtoi Reese.

Artikuj të ngjashëm