Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olimpija eliminon Ludogoretsin me gol në minutën e 92-të

Kampioni i Bullgarisë, Ludogorets, është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ludogoretsi në raundin e parë kualifikues eliminoi Ballkanin, ndërsa të martën mbrëma u eliminua nga Olimpia e Lubjanës.

Ndeshja në Bullgari kishte përfunduar 1:1, ndërsa në Lubjanë, Olimpija fitoi 2:1. Kiril Despodov kaloi në epërsi Ludogoretsin në minutën e 15-të. Timi Max Elshnik barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të.

Ludogoretsi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82-të, ndërsa Elshnik e shënoi golin e fitores në minutën e 92-të. Drama nuk përfundoi këtu. Në minutën e 101-të, Despodov dështoi nga pika e bardhë dhe kështu Olimpija shënoi fitore dhe siguroi avancimin.