Hungaria ka siguruar biletën për në Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.
Të enjten mbrëma, hungarezët barazuan në udhëtim te bullgarët me rezultatin 2:2 dhe pika i mjaftoi për kualifikim në "Euro 2024".
Martin Adam shënoi për mysafirët në minutën e 10-të, ndërsa Spas Delev barazoi shifrat në minutën e 24-t.
Vlaentin Antov u përjashtua nga loja te vendësit në minutën e 37-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, kurse nga loja te mysafirët u përjashtua edhe Milos Kerkez, në minutën e 57-të.
Kiril Despodov në minutën e 79-të shënoi për 2:1, kurse goli i barazimit për Hungarinë erdhi në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Edhe
Austrisë i mjafton barazimi për t’u kualifikuar në Botëror
Alex Petkov shënoi autogol.
Pas shtatë ndeshjeve, Hungaria është e para me 15 pikë. Bullgaria e fundit mbetet me tri pikë.