Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, është në mesin e lojtarëve që mund të ndërrojë mjedis gjatë afatit kalimtar të verës.
Për portierin slloven, interesim kanë shprehur Liverpooli dhe PSG-ja, transmeton KTV.
Por, Oblak ka deklaruar se është i fokusuar ta përfundoi sezonin me Atleticon dhe për momentin nuk e di të ardhmen.
“Unë jam i sigurt se Atletico do të rritet dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me mua, për momentin unë jam këtu. Unë kam një kontratë deri në vitin 2021. Nëse vazhdoj, do të rritemi së bashku dhe nëse jo, klubi do të rritet gjithashtu", tha Oblak.
Artikuj të ngjashëm