Portieri Jan Oblak ka pritur dy penallti për t’i mundësuar Altetico Madridit që të kualifikohet në çerekfinale të Championsit. Të mërkurën mbrëma në “Metropolitano” të Madridit, Atletico fitoi me penallti ndaj Interit, 3:2.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi me rezultatin 2:1. Federico Dimarco kaloi në epërsi Interin në minutën e 33-të. Menjëherë në minutën e 35-të, Antoine Griezmann barazoi rezultatin në 1:1. Atleticon në lojë e mbajti rezervisti Memphis Depay me golin e shënuar në minutën e 87-të.
Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1:0 për Interin, sfida shkoi në vazhdime. Në vazhdime nuk u shënuan gola dhe kështu përcaktuese ishin penalltitë. Portieri slloven i Atleticos priti penalltitë e Alexis Sanchezit dhe Davy Klaassenit.
Në fund Lautaro Martinez gjuajti jashtë portës. Për Interin nga pika e bardhë të saktë ishin vetëm Hakan Calhanoglu e Francesco Acerbi. Portieri i Interit, Yann Sommer e priti goditjen e Saul Niguezit. Ndërkohë të saktë ishin Memphis Depay, Rodrigo Riquelme dhe Angel Correa.
Edhe
Tottenhami ia ‘fal’ golat Atleticos, po pëson 3:0
Shkon në penallti ndeshja Atletico Madrid – Inter
Fituesi i ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Interit do të vendoset me penallti.
Pas dy vazhdimeve nga 15 minuta, rezultati ka mbetur 2:1 për Atleticon. Rezultati i përgjithshëm është 2:2.
Shkon në vazhdime ndeshja në Madrid
Atletico Madridi dhe Interi do të luajnë dy vazhdime nga 15 minuta për të përcaktuar se cila skuadër avancon në çerekfinale të Championsit.
Pas 90 minutave lojë rezultati është 2:1 në të mirë të madrilenëve.
Interi e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë dhe kështu sfida vendoset në vazhdime.
Atletico Madridi në epërsi
Atletico Madridi ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Interit.
Edhe
Fitore e Atleticos ndaj Interit në minutat shtesë
Është Memphis Depay që ka realizuar në minutën e 87-të pas një aksioni të bukur.
Kështu rezultati i përgjithshëm është 2:2.
Barazon Atletico Madridi
Atletico Madridi ka barazuar menjëherë rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.
Për 1:1 shënoi Antoine Griezmann në minutën e 35-të.
Interi në epërsi në Madrid
Interi ka kaluar në epërsi 1:0 në ndeshjen në Madrid ndaj Atleticos.
Për 1:0 shënoi Federico Dimarco.
Edhe
Real Madridi në çerekfinale, eliminon Atleticon në penallti
Ai realizoi në minutën e 33-të pas një aksioni të bukur të skuadrës italiane.
Ndeshja i takon një të tetës së finales në Champions.