Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ka qenë një nga më meritorët që ekipi i tij është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Leverkusenin.
Oblak bëri disa pritje të jashtëzakonshme sot ndaj Leverkusenit, madje brenda një aksioni bëri tre pritje fantastike, transmeton Koha.net.
“Ndonjëherë i bëni tri pritje, dhe ndonjëherë ata shënojnë në tentimin e parë. Është shumë e vështirë për ta shpjeguar. E pash topin dhe shkova për të, reagova shpejtë dhe gjithçka shkoi mirë për mua”, është shprehur Oblak.