Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nxënësi fiton përball mësuesit

Trajneri Bledi Shkëmbi ka fituar përballjen me “mësuesin” e tij Mirel Josa pasi Liria mposhti Prishtinën me rezultat minimal.

Njohuritë që kanë për njëri-tjetrin, Josa e Shkëmbi sot janë munduar t'i shfrytëzojnë kundër njëri-tjetrit dhe këtë e tregoi ish-lojtari i Skënderbeut që për katër vjet ishte nën urdhrat e trajnerit të njohur shqiptar. Kjo dyshe për herë të parë ishin në taborë të ndryshëm, por në cilësinë e trajnerëve.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Artur Magani në minutën e 74.

Me këtë fitore Liria ngjitet në pozitën e katërt me 22 pikë, tre më pak se Prishtina në pozitën e dytë.

Në ndeshjet tjera të kësaj të shtune, Drita ndau pikët me Flamurtarin pasi barazuan 1 me 1, derisa Vëllaznimi mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultat 2 me 1.