Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëmbi: Drita erdhi për barazim

Trajneri Bledi Shkëmbi ka thënë se derbi i xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll ajo në mes skuadrës së tij Ballkanit dhe Dritës, ka qenë i zbehtë.

Ndeshja e luajtur të dielën në Suharekë përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0. Shkëmbi tha se Drita nuk kishte udhëtuar për fitore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte një lojë me ritëm të ulët, kjo me meritë të kundërshtarit, pasi kishte ardhur për barazim dhe ia doli. Nuk na lejoi ta luajmë tonë”, ka thënë Shkëmbi. Si Drita ashtu edhe Ballkani janë në garë për titull të kampionit. Drita është liderë me 54 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë është Ballkani me dy pikë më pak.