Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy sa ishte paraparë të merrte për meçin e zhvilluar me irlandezin Conor McGregor.
Këtë vendim e ka marrë Komisioni Sportiv i Nevadas, të mërkurën, transmeton Koha Ditore.
Komisioni i Nevadas ka vendosur që të suspendojë në afat të pacaktuar të dy luftëtarët për përleshjen që ndodhi pas meçit të 6 tetorit në Las Vegas.
Khabibi kishte dal nga kafazi për t'u përleshur me stafin e McGregorit pas meçit të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e katërt.
Komisioni i Nevadas ka votuar që t'i jepen Nurmagomedovit një milion dollar, ndërsa një milion tjetër do t'i ndalet deri në përfundim të dëgjimit të seancës disiplinore në dhjetor.
Si McGregor ashtu edhe Nurmagomedov kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën dëgjimore.
-
Nurmagomedov refuzon 100 milionë dollarë për përballje me Mayweatherin
-
Mayweather kërkon 600 milionë dollarë për t’u përballur me McGregorin e Khabibin
-
Nurmagomedovi nuk mendon për rimeç me McGregorin
-
Nurmagomedov kritikon komisionin e Nevadas dhe UFC-në
-
Mayweatheri thotë se do të përballet me Khabibin dhe McGregorin