Liverpooli ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit në Premier League para se të nisë Kampionati Botëror.
Të shtunën, Reds mposhtën në shtëpi 3:1 Southamptonin.
Shkëlqeu Darwin Nunezi, i cili realizoi dy golat e fundit të Liverpoolit në minutat 21’ dhe 42’.
Paraprakisht, kishte shënuar Roberto Firmino (6’). Kishte barazuar Charlie Adamas (9’).
Fitorja e ngrin Liverpoolin në vendin e gjashtë me 22 pikë. Southamptoni është i 19-ti me 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm