Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Numri me fat i Rrahmanit

Golat që ka shënuar mbrojtësi Amir Rrahmani me fanellën e Shqipërisë dhe të Kosovës i ka ndërlidhur me numrin e fanellës së tij.

Në një postim në Facebook, Rrahmani ka shkruar se më 13 tetor të vitit 2015 kishte realizuar gol për Shqipërinë në miqësoren ndaj Kosovës. Numrin 13 ai e bartë në fanellën e tij me Kosovën, transmeton Koha.net.

Më 13 nëntor të këtij viti Rrahmani realizoi gol në minutën e 13 në fitoren dramatike të Kosovës ndaj Letonisë me rezultat 4 me 3.

Rrahmani ka shkruar se goli i tij ishte i 13-i i Kosovës që prej pranimit në FIFA dhe UEFA.