Ndeshja në mes të Ferizajt dhe Llapit nuk është zhvilluar të premten. Ajo do të zhvillohet të shtunën (nesër) ka njoftuar FFK-ja.
Kushtet atmosferike kanë bërë që të anulohet kjo ndeshje e xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Të dy skuadrat ishin në stadium, por për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë, arbitri vendosi për të shtyrë takimin.
Ndërkohë takimi në mes të Dritës dhe Vushtrrisë ka nisur tashmë.