Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në dyshim ndeshja mes Ferizajt e Llapit

Dueli mes Ferizajt dhe Llapit në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, mund të mos zhvillohet fare.

Arsye për këtë anulim të mundshëm të ndeshjes, janë reshjet e borës dhe erërat e forta në qytetin e Ferizajt, ku është paraparë të zhvillohet takimi.

Kjo ndeshje duhet të luhet sot prej orës 13:00.

“Mot i ligë me reshje të shumta të borës dhe erëra të forta ka përfshirë qytetin e Ferizajt. Ndeshja me shumë gjasa mund të mos zhvillohet. Për çdo gjë do t’iu informojmë me kohë”, thuhet në postimin e Llapit në rrjetin social “Facebook”.