Sport

Nuk ka qetësi te Gana, skuadra largohet nga hoteli

Pasi harruan fanellat në shtëpi, Përfaqësuesja e Ganës vazhdon të mos jetë e qetë në Katar. Federata e Futbollit të Ganës ka shkruar në rrjetet sociale se në mesditën e së dielës, ka pasur alarm emergjence në hotelin ku po qëndronte ekipit në Doha. Pas këtij alarmi, të gjithë të akomoduarit në atë hotel është dashur të largohen.

Më pas është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta kthyer situatën në gjendje normale.

Pas 45 minutave, të gjithë të akomoduarit janë kthyer në dhomat e tyre.