Ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka qenë lojtari që ka pasur më së shumti duele në Bundesligën e Austrisë në sezonin 2021/2022, ka njoftuar të enjten “sportreport.biz”.
Nga 543 duele sa i pati lojtari i Atachut, 308 prej tyre i pati në ajër.
Altachu siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Austrisë, ndërsa merita pati edhe sulmuesi shtatlartë.
32-vjeçari në 30 ndeshje shënoi pesë gola dhe kontribuoi me tri asistime. Nuhiu me klubin austriak ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Te Altachu, Nuhiu u trasnferua në verën e vitit të kaluar nga APOEL Nicosia e Qipros.