Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu kandidat për ta drejtuar Prishtinën

Ardian Nuhiu - FC Drita

Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu është një prej kandidatëve për ta drejtuar klubin e futbollit Prishtina. Kështu ka mësuar KOHA të hënën.

Ai mund ta zëvendësojë trajnerin e shkarkuar, Ismet Munishin.

“Ardian Nuhiu do të kontaktohet pas ndeshjes së Kupës. Nuhiu dhe Ramiz Krasniqi janë dy kandidatët potencial për ta marrë drejtimin e Prishtinës”, ka thënë një zyrtar i klubit bardhekaltër për KOHËN në kushte anonimiteti. Nuhiu së fundi ka drejtuar klubin e futbollit Drita.

Me Dritën ka fituar titull të kampionit. Krasniqi ka qenë selektor i U19 të Kosovës.