Sport

Nuhiu, edhe tre vjet trajner i Dritës

Ardian Nuhiu do të jetë trajner i skuadrës së Dritës edhe për tre vjet të tjerë.

Kështu ka njoftuar skuadra e Dritës të premten mbrëma, në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook”.

“Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu. Sot, në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera. Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç'rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani”, ka shkruar Drita.

Nuhiu iu bashkua skuadrës gjilanase më 17 shtator të vitit 2018, ndërsa u shpall kampion me Dritën në edicionin 2019/20.