Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Deri në fund, çdo ndeshje do të jetë e vështirë

Deri në fund të kampionatit të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira për të gjitha skuadrat, ka thënë trajneri i kampiones në fuqi, Dritës, Ardian Nuhiu.

Nuhiu u shpreh i zhgënjyer me rezultatin ndaj Drenicës. Ishte barazimi i dytë rresht për gjilanasit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse barazoi, skuadra e tij ende e mban epitetin e lideres në Superligë. Ka 55 pikë, tri më shumë se Ballkani që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“E kemi ditur që do të jetë e vështirë. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Kampionati është i tillë. Kemi skuadra që luftojnë për titull dhe skuadra që kërkojnë ta shmangin largimin nga liga. Mendoj që nuk kemi qenë mjaftueshëm agresiv në zonë për të krijuar raste. Ishim kërkues, ndërsa me pak fat edhe mund ta fitonim ndeshjen në fund”, theksoi Nuhiu pas ndeshjes.