Sport

Notat e lojtarëve për ndeshjen Angli – Kosovë

Uebfaqja “Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve të Anglisë dhe Kosovës për përballjen e sotme në Grupin A kualifikues për Euro 2020.

Ndeshja që u fitua nga anglezët 5 me 3 ishte dramatike deri në fund me Kosovën që u rikthye nga disavantazhi prej katër golash në pjesën e parë.

Sulmuesi Vedat Muriqi u cilësua si më i miri i Kosovës me notën 9.1, pas dy asistimeve dhe një goli nga penaltia.

Më i dobëti ishte qendërmbrojtësi Amir Rrahmani që mori notën vetëm 5.3. Te Anglia, më i miri ishte Raheem Sterling që shënoi një gol dhe asistoi tre herë. Ai mori notën maksimale nga “whoscored”.

Image