Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notari Dion Kadriu thyen rekordin e Kosovës në 200 m shpinë

Notari Dion Kadriu ka arritur rezultat të mirë në nivel të Kosovës në garën e 200 metrave shpinë, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për tër rinj (EYOF), “Gyor 2017” që po mbahet në Hungari.

Dioni theu rekordin e Kosovës, të cilin e mbante vetë, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai pati kohën 2:25.59 sekonda, dy sekonda më herët se sa rekordi, të cilin e mbante vetë, me kohë 2:27.64. Sa i përket rezultatit të garës, ai nuk arriti të kalojë tutje, duke përfunduar në vendin e fundit”, thuhet në komunikatë.

Me Dion Kadriun, përfunduan edhe garat e notit në EYOF “Gyor 2017”.